145 drejtues mjetesh në procedim penal dhe 713 leje drejtimi të pezulluara, policia e Tiranë kontrolle dhe masa të forta në rrugët e kryeqytetit

1 Qershor 2021, 11:15 | Përditesimi: 1 Qershor 2021, 11:15

Policia Rrugore e Tiranës ka 'bërë kërdinë' në rrugët e Kryeqytetit. 145 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 95 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 50 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, janë proceduar penalisht. Ndërkohë që kanë pezulluar 713 leje drejtimi.

Në njoftimin e policisë thuhet se efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë janë angazhuar mbi kohën normale të punës, me të gjitha burimet njerëzore dhe teknike, në funksion të kontrolleve parandaluese, duke aplikuar forma kontrolli të kombinuara me mjete civile dhe të uniformuara, si në rrugët urbane dhe ato interurbane me risk të lartë për aksidentet rrugore.

r.k./Shqiptarja.com