15 mijë të huaj rezident në Shqipëri, kryesisht për punësim! Eksperti: Vendi ynë trampolinë për shtetet e BE

24 Gusht 2022, 20:51

Sipas një raporti të Institutit të Statistikave, brenda një viti është rritur me 18.9% numri i rezidentëve të huaj në Shqipëri, kryesisht për punësim. Eksperti Erjon Muça arsyeton se shumë të huaj mund ta përdorin Shqipërinë si rrugë tranziti drejt vendeve të Evropës, përmes një kontrate pune nga vendet e origjinës.