15-vjeçari u vra në Gramsh duke ndarë shokët nga sherri, shkolla: Jemi të tronditur, u gjend aty rastësisht, s’kishte lidhje me konfliktin

17 Maj 2023, 10:03 | Përditesimi i fundit: 2023-05-18 07:28:32

Një 15-vjecar, nxënës i klasës së 9-të në Gramsh u vra nga një bashkëmoshatar një ditë më parë vetëm pak minuta pasi kishte mbaruar mësimin. Fatjon Bici u qëllua me thikë në zemër, ndërsa u fut për të ndarë bashkëmoshatarët e tij që ishin përfshirë në një sherr që kishte nisur në rrjetet social.