16.4% e totalit e të punësuarve në Shqipëri janë mbi 65 vjeç! Arsyeja, pensionet e ulëta, mosha e tretë në nevojë për të ardhura

15 Janar 2022, 20:46

Nëse një pensionist për shumë rrethana vendos të punojë përtej moshës 65 vjeç, ai duhet të paguajë sigurime shoqërore si çdo punonjës tjetër. Report Tv sjell rastin e përkthyeses Flutura Xhabija, e cila prej 50 vjetësh i paguan shtetit, dhe tani që është 75 vjeçe dhe i duhet të punojë, vazhdon të paguajë siguracione.