17 muaj në pandemi, bizneset 'nuk nxjerrin mësim', 48 % e tyre pa plan emergjence: Do investojmë në teknologji e fuqi punëtore

29 Gusht 2021, 21:36

Bizneset u gjendën të papërgatitura përballë krizës së shkaktuar nga pandemia. Por edhe pse ka kaluar më shumë se një vit, sipas një anketimi të kryer nga Këshilli i Investimeve më shumë se 48% e bizneseve nuk mendojnë të bëjnë një plan emergjence. Kompanitë e pyetura thonë se do të investojnë më shumë në teknologji të reja dhe në aftësimin profesional të punonjësve.