195 mln € mashtrim me TVSH-në, goditet grupi kriminal që operonte në Shqipëri e 16 shtete!

1 Mars, 11:39

Një grup kriminal me bazë në Gjermani që kryente mashtrim me TVSH-në është goditur nga autoritetet, ndërsa 14 persona kanë rënë në pranga. Grupi operonte me aktivitetin e tij kriminal në Shqipëri dhe 16 vende të tjera, kryesisht europiane. Përmes skemës kriminale ata kanë kryer një mashtrim me TVSH-në me vlerë 195 mln euro.