19-vjeçarja vrau babanë, drejtori i Policisë së Durrësit mbërrin në vendin e ngjarjes

23 Shkurt, 10:09

Drejtori i policisë së Durrësit, Skënder Hitaj ka mbërritur në vendin e krimit në Durrës, në banesën ku 19-vjeçarja ka vrarë bababë.

Në foton që sjell Report Tv dallohet edhe momenti kur Hitaj mbërrin në vendin e ngjarjes.

Vrasja ka ndodhur më 13 shkurt dhe 50-vjeçari Pëllumb Meta ka qenë i varrosur prej 10 ditësh në kasollen e lopës.

Policia ka dyshime se e reja Hygerta Meta nuk ka vepruar e vetme, por është ndihmuar edhe nga persona të tjerë. Grupi hetimor nën drejtimin e drejtorit Hitaj po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes