2 ‘kryetarë’ në burg, rebusi i kryebashkiakut të Himarës! Ç’parashikon ligji? Për zgjedhje pritet Apeli për Belerin! Juristi për Report Tv: Duhet komanduar 1 anëtar këshilli

25 Mars, 13:53

Në historinë e shtetit shqiptar nuk kishte ndodhur më parë si në rastin e Bashkisë Himarë, që në një periudhë më pak se një vit të ketë në burg kryetarin e zgjedhur dhe atë në detyrë njëkohësisht. Më arrestimin e Jorgo Goros, posti i kryebashkiakut të Himarës mbetet de facto vakant ndërsa rebusi ligjor bëhet edhe më i komplikuar se ç’do të ndodhë.