2 mijë arsimtarë do t’i nënshtrohen testit psikosocial! Mësuesja: Vjen si presion, të na mbështesin më shumë

28 Prill 2023, 19:28

Në shkolla ka nisur testimi psiko-social i mësuesve që punësohen për herë të parë si dhe mësuesve ‘problematikë’ për të cilët mund të ketë pasur ankesa. Një nga pyetjet është që mësuesi nuk mund të paraqitet në shkollë nën e efektin e duhanit, e për mësuese Irma Marku, provimi shihet më shumë si presion.