Deklaratën e kryeministrit Edi Rama se brenda vitit do të çojmë në orbitë dy satelitë, 'Albania 1' dhe 'Albania 2' është komentuar me ironi nga deputeti i PD-së, Belind Këlliçi. Ai tha se javës tjetër Rama do të dalë me deklaratën se do të hapë tender për të ndërtuar rrugën e qumështit.
“Mos u çudisni kur Rama të dalë javës tjetër me deklaratën “do hapim tender që të ndërtojmë rrugën e qumështit”. Mjerimi është ulur këmbëkryq me mijëra familje qe sot nuk ushqejnë dot familjet e tyre me bukë, Ahmetaj thotë se rritja e çmimit të bukës është krejtësisht e përballueshme, duken si filma, por Edi dhe Beni, nuk janë personazhe filmash, a ka njeri më mirë në këtë vend që i njeh më mirë xhepat e qytetarëve shqiptarë kanë 8 vite që u kanë hyrë me themel xhepave të shqiptare”, tha Këlliçi.




















