-
Rikthimi i kallëzimit të Veliajt ndaj Nesti Angonit në Gjykatën e Tiranës, Ndreca: Prokuroria ka detyrim të zbulojë firmëtarin
Lidhur me kallëzimin e Erion Veliajt për Nesti Angonin, çshtje për të cilën një ditë më parë Gjykata e Lartë urdhëroi atë të Tiranës ta shqyrtojë, avokati Plarent Ndreca tha se është detyrë e prokurorisë të zbulojë firmëtarin.
-
Veliaj transferohet në burgun e Fierit, Ndreca: Arritëm ta takonim! S’ka asnjë shpjegim për zhvendosjen, vendimi politik! Presim përgjigje nga Burgjet, ose shkojmë në gjykatë
Në një lidhje direkte me “Repolitix” në Report Tv, avokati Plarent Ndreca, ka dhënë detaje mbi gjendjen e kryebashkiakut Erion Veliaj në burgun e Fierit ku u transferua sot.
-
Miratohet vendimi, kompensim 100% për bizneset e dëmtuara dhe të pasiguruara gjatë protestave
Qeveria do të kompensojë plotësisht bizneset e vogla që kanë mbetur të dëmtuara nga dhuna gjatë protestave të zhvilluara nga 13 deri më 22 tetor.
-
Paketa antidhunë/ Miratohen tre nismat e para, gjobë deri në 500 mijë lekë për të maskuarit e dhunshëm, hyjnë dhe në ‘listën e zezë’! Kompensim për bizneset
Qeveria kaloi sot aktin normativ përmes të cilit, ndër të tjera, policisë i jepet e drejta të ndalojë në rast rreziku manifestime pranë institucioneve për 72 orë. Ndryshimet parashikojnë ndërhyrje për fshirjen e materialeve online që përmbajnë thirrje për dhunë si dhe 9 kategori gjobash që nisin nga 100 deri në 500 mijë lekë.
-
'Ejani të ulemi ku të doni', Rama fton studentët në dialog dhe jep lajmin: Bursat rriten në 25 mijë lekë! Kredi me 0% interes për strehimin dhe 100 mln euro të tjera për konviktet
“15 mijë lekë më shumë bursë”, Rama jep lajmin për studentët: Mbështetje edhe për masterin! Ftesë për dialog
-
'Shteti vonon, por nuk harron', Rama paralajmëron protestuesit: Nuk do të më ndalin! Këto bam-bume nuk e largojnë qeverinë
Kryeministri Edi Rama tha se protestat e javëve të fundit kanë goditur ekonominë dhe imazhin e Shqipërisë, duke larguar turistët, investitorët dhe paratë nga vendi. Megjithatw ai theksoi se ai dhe shumica qeverisëse do të qëndrojnë në detyrë deri në fund të mandatit.
-
Protestat e dhunshme në Tiranë, ambasadori i OSBE-së: Mendimi i qytetarëve është anashkaluar, ka mungesë komunikimi! Dhuna e papajtueshme me demokracinë (VIDEO)
Nga Elbasani, diplomati shprehu keqardhje të thellë për incidentet e dhunshme, duke theksuar se dhuna është e papajtueshme me parimet e një shteti demokratik.
-
Protesta e dhunshme, Berisha sulmon Qorrin: Terrorizon qytetin me grusht çdo natë, PD është partia e protestës
Në një konferencë për mediat, Berisha u ndal edhe te roli i PD-së në lëvizjet qytetare, duke pretenduar se demokratët kanë mbështetur protestat pa imponuar simbolet e tyre politike.
-
Paketa fiskale dhe buxheti 2027, kryeministri Rama: Hiqet taksa e qarkullimit te nafta, do të paguhet te taksat e makinës! Krijohet byroja e specializuar për kontrollin e të ardhurave
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar detaje nga paketa e re fiskale, e cila bashkë me buxhetin e vitit të ardhshëm do të marrë sot miratimin nga Qeveria dhe më pas do të duhet të marrë ‘OK’ edhe nga Kuvendi.
-
'Duan kokën time, por nuk jap dorëheqjen' Rama mesazh protestuesve: Do të jem në detyrë deri ditën e fundit të kontratës me shqiptarët! Akuza televizioneve: I mbajnë antenat ndezur me para të pista
Kryeministri Edi Rama tha se protestuesit dhe disa televizione kërkojnë largimin e tij, por deklaroi se nuk do të japë dorëheqjen dhe do të qëndrojë në detyrë deri në ditën e fundit të mandatit. “Të tërë këta thonë se duan kokën time”, u shpreh Rama, duke shtuar se ai dhe shumica qeverisëse janë pengesa mes tyre dhe Shqipërisë që, sipas tij, po ecën përpara. Kryeministri akuzoi gjithashtu disa televizione se financohen me para të pista dhe se u bëjnë jehonë akteve të dhunës ndaj policisë.
-
“E drejta për të protestuar mbaron aty ku nis liria e të tjerëve', Rama për protestuesit: Përdorin dhunë dhe shantazhe ndaj kujtdo që nuk i mbështet!
Rama tha se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë, të protestojnë dhe të bëjnë grevë, por jo t’u imponojnë të tjerëve mendimet e tyre. Ai i akuzoi se po përdorin dhunë dhe shantazhe ndaj kujtdo që nuk i mbështet pa kushte, ndërsa tha se në gjuhën e tyre nuk ka asnjë respekt për mirësjelljen, dialogun apo përballjen me mendime të ndryshme.
-
Protestat e dhunshme në Tiranë, ambasadori i OSBE-së: Mendimi i qytetarëve është anashkaluar, ka mungesë komunikimi! Dhuna e papajtueshme me demokracinë
Nga Elbasani, diplomati shprehu keqardhje të thellë për incidentet e dhunshme, duke theksuar se dhuna është e papajtueshme me parimet e një shteti demokratik.
-
Sofra e gurtë sërish para Kryeministrisë! Pavarësisht rënies drastike të numrit të protestuesve, Rama këmbëngul për dialog
Ftesa e sotme e kryeministrit Rama për dialog vjen pasi protesta gjatë dy ditëve të fundit është zbehur dhe ka pësuar një ulje të ndjeshme të numrit të pjesëmarrësve.
-
Letër partive, Begaj nis konsultimet për ‘datën e vendoreve’! PS konfirmon pjesëmarrjen, PD refuzon: Presidenti, teatër politik në kohë protestash
Presidenti Begaj u ka dërguar ftesë të gjitha partive parlamentare për t’u konsultuar të premten e 30 tetorit për datën e zgjedhjeve vendore. Pas konsultimeve kreu i shtetit ka afat deri më 6 nëntor për dekretuar zgjedhjet lokale, që si rregull mbahen mes periudhës 15 prill-15 maj të 2027
-
Paketa fiskale 2027, Berisha: Qeveria do të falimentojë bizneset, më shumë rritje çmimesh! Premtoj se PD do ta anulojë
Sali Berisha premton se PD do të anulojë paketën e re dhe do të të vendosë taksën e sheshtë 10%, do të rrisë pragun e TVSH-së në 15 milionë lekë dhe do ta ulë TVSH-në për ushqimet në 6% (kjo e fundit parashikohet në paketën e re të qeverisë), si dhe mallrat bazë.
-
Begaj thërret konsultime për datën e zgjedhjeve, Spaho: Protestuesit të dalin me formacion politik dhe të marrin pjesë! Dhuna në protesta, qasje primitive
Sipas ish-deputetit Spaho, nëse krijimi i lëvizjes politike nga protestuesit nuk ndodh, kjo do të ndikojë edhe në mosrealizimin e dialogut që kërkon kryeministri. Lidhur me zhvillimet e protestave të dhunshme, Spaho thotë se protestuesit që distancohen nga dhuna duhet të jenë ata që vendosin kufirin e qartë.
-
Letër partive, Begaj nis konsultimet për ‘datën e vendoreve’! PD refuzon: Presidenti, teatër politik në kohë protestash
Presidenti Bajram Begaj nis konsultimet për datën e zgjedhjeve vendore të 2027. Ai ka ftuar partitë politike për konsultime të premten e 30 tetorit.
Ftesa, i është dërguar këtë të martë të gjitha partive që janë të përfaqësuara në parlament dhe krerëve të grupeve parlamentare, dhe pas konsultimeve me ta, kreu i shtetit duhet të nxjerrë dekretin presidencial brenda afatit 6 nëntor.
-
Protestat dominojnë debatin në komisionet parlamentare, opozita vazhdon 'bojkotin': Rama të japë dorëheqjen! PS: Dënoni dhunën ndaj policëve
Deputetët e opozitës kërkuan që Kuvendi të dëgjojë protestuesit dhe akuzuan policinë për dhunë, ndërsa drejtuesit socialistë të komisioneve dënuan sulmet me molotovë ndaj efektivëve dhe kërkuan distancim nga aktet e dhunshme.
-
Drafti në Kuvend/ Guvernatori nuk arrestohet për vepra që lidhen me detyrën, lejen e jep Kuvendi! Zv. Guvernatorja Zaçaj: Mbrohet institucioni! Gjiknuri: E tepërt
Projektligji për Bankën e Shqipërisë ka hapur një debat të fortë për imunitetin e Guvernatorit. Neni 72 parashikon kufizime për arrestimin dhe masat shtrënguese kur akuzat lidhen me ushtrimin e detyrës, duke ia lënë Kuvendit vlerësimin e lidhjes mes veprës penale dhe funksionit. Damian Gjiknuri e cilëson këtë garanci të tepruar, ndërsa ngrihen pikëpyetje për ndikimin e saj në hetimet penale.
-
Protestat/ Berisha: Deputetët e PD-së në komisionet parlamentare vetëm për të dënuar dhunën e egër ndaj protestuesve! Rama do ketë fatin e Vuçiç ose Çausheskut
Kreu i PD, Sali Berisha bëri thirrje për protestë kombëtare të shtunën, në mbështetje të protestave të dhunshme që po zhvillohen prej ditësh në Tiranë. Thirrja e tij vjen pavarësisht dështimit të tubimit të thirrur prej tij disa ditë më parë, ku morën pjesë vetëm një grup militantësh.
-
Manja përplaset me Bylykbashin tek 'Ligjet': T’ju vijë turp, PD seli dhune! Demokrati: Policia po përdor dhunë shtazarake, të hetohet i gjithë zinxhiri komandues
Protestat dhe akuzat e opozitës për dhunë policore sollën debate edhe në Komisionin e Ligjeve, ku deputeti demokrat Oerd Bylykbashi kërkoi hetimin e të gjithë zinxhirit drejtues të Policisë së Shtetit dhe vetëshpërndarjen e Parlamentit. Deputeti socialist Ulsi Manja iu përgjigj duke e cilësuar selinë e Partisë Demokratike si një “seli dhune” dhe kërkoi që të dënohet dhuna nga të gjitha palët.
-
'Dënoni dhunën ndaj atyre që mbrojnë rendin', Çuçi debat me Mediun dhe Çelajn në komision! Dy deputetët e opozitës braktisin mbledhjen
Akuzat për dhunë policore gjatë protestave dhe kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama sollën debate në Komisionin për Çështjet e Brendshme. Deputeti demokrat Isuf Çelaj dhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, kërkuan që qeveria të japë llogari për veprimet e policisë, ndërsa kryetari socialist i komisionit, Bledar Çuçi, u kërkoi të dënojnë edhe sulmet me molotovë ndaj efektivëve.
-
'Shqipëria si në gjendje lufte', Mziu kërkon dorëheqjen e Ramës në Komisionin e Bujqësisë! Klosi: Diskutimet politike në Kuvend, këtu merremi me projektligjet!
Protestat u bënë pjesë e diskutimeve edhe në Komisionin e Bujqësisë, ku deputeti demokrat Xhelal Mziu kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike. Mziu e përshkroi situatën në vend si një “gjendje lufte”, duke deklaruar se studentët kanë lënë auditorët për të dalë në protesta. Kryetari socialist i komisionit, Blendi Klosi, iu përgjigj se debatet politike do të zhvillohen në seancën plenare, ndërsa komisioni duhet të vazhdojë shqyrtimin e projektligjeve që lidhen me integrimin europian.
-
'21 Janarin e bëri Edi Rama', Vokshi akuza në komision për protestat! Kërkon shpërndarjen e Kuvendit, Hasani: Parlamenti është zgjedhur me votë, nëse doni, lini mandatet!
Protestat dhe kërkesa e opozitës për shpërndarjen e Parlamentit sollën përplasje mes deputetes demokrate Albana Vokshi dhe kryetarit socialist të Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani. Vokshi akuzoi mazhorancën për lidhje me krimin e organizuar, manipulim të zgjedhjeve dhe dhunë policore ndaj protestuesve, ndërsa përmendi edhe ngjarjet e 21 Janarit, për të cilat bëri përgjegjës Edi Ramën. Hasani iu përgjigj se Kuvendi është zgjedhur në mënyrë demokratike dhe se opozita është e lirë të heqë dorë nga mandatet e saj, por nuk mund të kërkojë shpërndarjen e Parlamentit.
-
Pas disa refuzimeve, kryeministri Rama fton sërish protestuesit për dialog! Sofra e gurtë vendoset para Kryeministrisë
Ditën e djeshme, në bulevardin Dëshmorët e Kombit pati një tkurrje të numrit të protestuesve dhe nuk u shënuan përplasje me efektivët e Policisë.
-
Protestat e dhunshme, PL: Ende asnjë hetim nga prokuroria për policinë, çdo përgjegjës të përgjigjet para drejtësisë
Deputetja Erisa Xhixho shprehet se “skena e krimit” nuk mund të injorohet dhe çdo dhunues duhet të përgjigjet para drejtësisë.
-
Spahiu: Lista studentore në Shqipëri, pengohet nga 5 partitë opozitare që janë brenda në protestë
Juristi Kreshnik Spahiu tha në një lidhje për ‘Repolitix’ se nuk shikon asgjë të përbashkët me protestat që po zhvillohen në vendin tonë me atë të studentëve në Serbi.
-
Paketa ligjore kundër protestave të dhunshme, Karanxha: Ashpërsimi i kodit duhet të konsultohet me ekspertë! Të shikohen edhe vendimet e Kushtetueses
Kryeministri Edi Rama prezantoi dje paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane, pas protestës së së shtunës në Tiranë. Ish-prokurori Ervin Karanxha, i ftuar në ‘Repoltix’, tha se ashpërsimi i kodit duhet parë me kujdes dhe të konsultohet me ekspertë.
-
Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria
Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar këtë të hënë në ‘Repolitix’, ndërsa komentoi rreth paketës anti dhunë të publikuar nga kryeministri Edi Rama tha se më e rëndësishme se ashpërsimi i kodit penal, Shqipëria ka një çështje më të rëndësishme, të miturit dhe aktet tyre të dhunës.
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Jam i hapur për dialog me studentët dhe mësuesit! Në demokraci, një qeveri ndërrohet me votë jo me molotovë
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me protestat e 2 javëve të fundit në Tiranë, duke deklaruar se qeveritë në një demokraci ndryshojnë përmes zgjedhjeve dhe jo përmes dhunës.
-
Zgjedhjet në Serbi, Berisha: Rama të ikë si Padrinoja i tij! Veliaj: Studentët, jo fundi i botës por fundi i një bote! Spiropali: Popujt ndryshojnë, edhe pushtetet e 'përjetshme'
Opozita dhe disa përfaqësues të mazhorancës në Shqipëri i lidhin zgjedhjet në Serbi dhe përmbysjen e Vuçiç nga lëvizja studentore, me situatën e protestave në vendin tonë.
-
Paketa anti-dhunë, Berisha: E dërgojmë në Kushtetuese! Listë e zezë për dhunuesit e protestuesve! Opozita në komisione, vetëm për të folur mbi protestën
Partia Demokratike nuk ka asgjë në dorë për të ndaluar miratimin e paketës anti-dhunë të paralajmëruar nga Edi Rama në parlament, por paralajmëron se do ta godasë atë në Gjykatën Kushtetuese. Sali Berisha thotë se në kuvend opozita nuk do të lejojë normalitet, ndaj sot përfaqësuesit e saj shkuan në Komisionet parlamentare vetëm për të mbajtur qëndrime për protestën qytetare.
-
Dhuna në protestë, shkulen pllakat e të vrarëve të 21 janarit, xhaxhai i Aleks Nikës: Fyerje e rëndë nga forca të errëta (VIDEO)
Mark Nika ka besim se qeveria do ta rivendosë pllakën përkujtimore të nipit të tij dhe kërkon që vrasësit e 21 Janarit të dalin para drejtësisë.
-
Vuçiç humbi zgjedhjet në Serbi, Berisha: Duhet të ishte në burg, bashkë me Ramën punuan për ndarjen e Kosovës! Policët që dhunojnë protestuesit, do dënohen për krime të rënda
Për Berishën, Aleksandër Vuçiç, i cili humbi zgjedhjet në Serbi, ka qenë një nga figurat më të zeza të politikës në Ballkan. Teksa përgëzoi popullin serb për largimin e tij me votë nga pushteti, Berisha tha se Vuçiç, në bashkëpunim me kryeministrin Rama, kanë bërë gjithçka për ndarjen e Kosovës.
-
‘S’ka dorëheqje’- Balla: Protestuesit janë huliganë, ta harrojnë se do të ketë marrje të pushtetit me forcë! Paketa ligjore anti-dhunë të shtrihet edhe te stadiumet
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e ka cilësuar të drejtë paketën e masave kundër dhunës në protesta, të prezantuar nga kryeministri Edi Rama.
-
Paketa anti-dhunë, Balla pas mbledhjes së Grupit të PS: Ligji për tubimet do të miratohet me akt normativ nga Qeveria dhe do të hyjë në fuqi menjëherë
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se ligji për tubimet do të miratohet përmes një akti normativ.