2 tualete në gjithë katin! Gratë braktisin maternitetin, nga Fieri për të lindur në Tiranë

20 Korrik, 13:09

Në maternitetin e Fierit janë shënuar 29 lindje më pak në 6 muajt e parë të 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Shumë gra zgjedhin të lindin në Tiranë pasi spitali nuk ofron kushte të përshtatshme dhe ka nevojë për rikonstruksion.