20 euro në vit për çdo krevat! Qeveria rikthen taksën e sheshtë për sektorin e turizmit

15 Tetor 2024, 16:10

Qeveria pritet të rikthejë taksën e sheshtë vetëm në sektorin e turizmit. Brenda vitit 2030, pritet që të gjitha strukturat akomoduese sezonale të paguajnë 20 euro në vit për çdo krevat të shfrytëzuar për turizëm. Kjo masë ndërmerret pasi strukturat sezonale janë shtuar më shumë se hotelet gjatë viteve të fundit, ndërkohë që nuk paguajnë taksa.