20 mijë qytetarë e biznese shtynë dhe ristrukturuan kreditë, BSH për Report TV: Masat lehtësuese frenuan rritjen e kredisë së keqe

15 Maj 2021, 13:18

Shtyrje e kësteve të kredive, rishikim i afatit për të shlyer detyrimet deri tek ulja e normës së interesit janë disa nga masat e ndërmarra nga bankat për të ndihmuar bizneset dhe individët në vështirësi si pasojë e pandemisë. Sipas Bankës së Shqipëri janë 20 mijë klientë bankar që kanë përfituar nga këto masa.