20 vite në kafaz në një restorant në Tiranë, udhëtimi drejt ‘lirisë’ i ariut të murrmë Mark! Niset drejt Austrisë

7 Dhjetor 2022, 12:46

Ariu i murrmë Mark, i cili kaloi dy dekada në një kafaz shumë të vogël në një restorant në Tiranë u transferua sot në qendrën e arinjve në Austri. Shoqata austriake ‘Vier Pfoten’, e përfshirë në ndihmën e kafshëve, ka bërë të mundur ditën e sotme transferimin e ariut Mark nga Tirana drejt Austrisë.