200 mijë lekë gjobë kush nuk deklaron numrin e vizitorëve! Zv/ministrja: 4500 struktura informale po presin pushues

29 Shkurt, 15:54

Të gjitha strukturat akomoduese në vend, që presin turistë duhet të jenë të licencuara pavarësisht numrit të dhomave që kanë. Në komisionet parlamentare ka nisur diskutimi i projektligjit Për Turizmin i cili synon të ulë informalitetin në sektor, që po dëmton konkurrencën. Zëvendësministrja Vilma Bello tha se janë mbi 4500 struktura të paregjistruara që operojnë në vend