2000 fëmijë të infektuar me COVID në Shqipëri! 8 të shtruar në repartin infektiv në pediatri, 2 në terapi intensive

18 Shkurt 2021, 13:05 | Përditesimi i fundit: 2021-02-18 14:53:12

TIRANË- COVID-19 nuk ka kursyer as fëmijët në vendin tonë, ku burime për Report Tv bëjnë me dije se janë të infektuar rreth 2000.

Gjendja shëndetësore paraqitet e rëndë për 8 prej tyre të cilët janë aktualisht të shtruar në repartin infektiv në pediatri, 2 prej tyre në terapi intensive. Fëmijët e shtruar në repartin infektiv të pediatrisë janë të moshës nga 2 deri në 12 vjeç.