Karaj ‘parashikon’ fatin e errët të PD: Me Vokshin e Nokën s’ka dritë në fund të tunelit! Berishën e heq vetëm Perëndia ose mendja e tij!

2 Prill, 15:19 | Përditesimi: 2 Prill, 15:19

E ardhmja e Partisë Demokratike duket e errët për avokatin Leonard Karaj. Gjatë bisedës në “Sot Live në Shqipëri” në Report Tv, ai thekson se nëse nuk ndryshojnë emrat në parti, s’ka dritë në fund të tunelit. Karaj ka bindjen se Berisha nuk do të largohet në asnjë formë sepse mund ta heqë vetëm Perëndia ose mendja e tij, por duhet të largohen me doemos figura si Vokshi e Noka.

A.M/Shqiptarja.com