“2020-ta viti më i vështirë për shqiptarët”, urimi i qytetarit: Do Zoti dalim nga kjo katastrofë

31 Dhjetor 2020, 09:46 | Përditesimi i fundit: 2020-12-31 09:59:38

Në emisionin “ Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv që ishte në takimin e fundit për këtë vit telefonuesit folën për vitin që po lëmë pas dhe pritshmëritë që kanë nga viti 2021. Një zotëri e cilësoi 2020-tën si vitin më të vështirë për popullin shqiptar dhe uroi që vitin që vjen të dalim nga pandemia të cilën e cilësoi si katastrofë.