Shqipëria po shënon një rekord historik në turizëm. Mbi 12 milionë turistë pritet të vizitojnë vendin në vitin 2025, duke e kthyer turizmin në një sektor jo më thjesht sezonal. Në ‘Shtypi i Ditës dhe Ju’, operatori turistik Artan Metaj, i ftuar nga gazetari Andi Kapxhiu, flet për origjinën e turistëve, rolin e guidave turistike dhe sfidat e reja të industrisë.





















