'21 janari', Braçe: Drejtësia po funksionon si qëmoti

8 Shkurt, 18:35 | Përditesimi i fundit: 2024-02-08 19:02:09

Deputeti socialist Erion Braçe, i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, tha se drejtësia për vrasjen e 4 protestuesve më 21 janar, po funksionon si qëmoti.

'Drejtësia ka dy dimensione, ka Prokurorisë Speciale dhe pastaj janë gjithë gjykata e tjera. Gjykatat e juridiksionit të zakonshëm. Ndërkohë që ky dimension i Prokurorisë Speciale po funksionon mirë keq dhe po bën një gjë që nuk ka ndodhur në 34 vite në këtë vend. I vetmi zyrtar që është përballur më drejtësinë ka qenë Fatos Nano. Zgjodhi të përballej me seancat gjyqësore vetë. I vetmi zyrtar është ai. Pas 31 vjetësh kemi një zyrtar të lartë të shtetit shqiptar që po përballet me drejtësinë, që i ikën drejtësisë, i ka shpallur organizatë kriminale. Duke përdorur fuqinë politike, e duke i bërë presion drejtësisë. Pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut është pengmarrje politike e një çështje. Njëra pjesë po funksionon dhe meriton mbështetje akoma më të madhe pjesa tjetër funksionon si qëmoti pa asnjë lloj ndryshimi.'- tha Braçe.