-
Qëlloi me armë gjatë përplasjes në Lezhë, gjykata lë në burg policin Besart Kovaçi
Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për efektivin e policisë. Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, ai iu ka qëndruar deklarimeve se ka qëlluar për të neutralizuar situatën
-
Parandalohet atentati në Konispol, shoferi pikas tritolin në sediljen e makinës dhe njofton policinë! Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori
57-vjeçari Mirash Gjikola ka njoftuar policinë e Sarandës duke thënë se ka dëgjuar zhurma të pazakonta në mjet. Ai ka ndaluar dhe ka konstatuar praninë e një sasie eksplozivi. Lënda plasëse është gjetur në sediljen e pasme të mjetit dhe dyshohet se do të aktivizohej me telekomandë.
-
2800 ton mbetje të rrezikshme të ‘Kurum’, 20 të arrestuarit dalin përpara gjykatës së Durrësit për tu njohur me masën e sigurisë! 13 të tjerë ende në kërkim
Nga hetimet janë zbuluar shkelje të rënda mjedisore, nga ‘Kurum Internatinoal’, kompania ‘Sokolaj’, ‘Bajrami N’ që blenë mbetjet, por edhe nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe Dogana e Durrësit, pikëpyetja mbetet se çfarë do të ndodhë me mbetjet e rrezikshme, të cilat u faktuan të tilla edhe nga analizat në Itali.
-
Moti i keq, rënie gurësh dhe inertesh në aksin Kukës-Bushtricë! Rruga hapet për qarkullimin e automjeteve
Reshjet kanë vijuar deri në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, kur janë ndërprerë gradualisht. Në disa akse rrugore të qarkut janë shënuar rënie gurësh dhe inertesh nga shpatet malore, veçanërisht në zonat me terren të thyer.
-
2800 tonë mbetjet e rrezikshme të Kurum, ekzekutohen 20 masa sigurie nga 33
Policia ka arritur të ekzekutojë deri më tani 20 masa sigurie nga 33 që u lëshuan në total për transportimin e 2800 tonë mbetje të rrezikshme të kompanisë Kurum.
-
Banorët e Velipojës vijojnë rezistencën kundër resortit luksoz të Bashkim Ulajt, përplasje me policinë, njëri pëson gjendje të fikti
Në të tretën ditë, banorët e Rrjolit të Shkodrës po vijojnë protestën kundër ndërtimit të resortit luksoz të ndërtuesit dhe botuesit Bashkim Ulaj. 25 banorët që u shoqëruan një ditë më parë, janë liruar dhe janë rikthyer sërish në protestë me banorët e tjerë.
Nuk kanë munguar as përplasjet me efektivët e policisë, të cilët i kanë larguar nga rruga ku kanë nisur punimet për ndërtimin e resortit lukoz të botuesit pranë familjes Berisha. Siç shihet edhe në pamjet që sjell Report Tv, gjatë përplasjes me policinë, një prej protestuesve nuk është ndjerë mirë dhe ka pësuar gjendje të fikti. Në këtë moment, protestues të tjerë i kanë ardhur në ndihmë.
Më 15 janar të këtij viti, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka firmosur lejen e ndërtimit për resortin turistik gjigant në zonën bregdetare, ndërmjet Ranës se Hedhun dhe Velipojës. Kompleksi, sipas projektit do këtë sipërfaqe rreth 146 hektarë, një nga investimet më të mëdha turistike në vend. Por për banorët, kjo leje nuk zhbën realitetin e ashpër pasi toka e tyre është zaptuar nga privati dhe shteti është vënë kundër tyre për të shtypur protestën me dhune.
-
Tiranë/ Zbulohen tre ‘çerdhe’ prostitucioni në kryeqytet, në pranga 3 kolumbiane dhe një spanjoll
Policia e Tiranës ka zbuluar tre 3 apartamente me qira, në të cilat ushtrohej prostitucion, në rrugët “Ibrahim Rugova”, “Hoxha Tahsim” dhe “Myslym Shyri”.
-
Përmbytja masive e tokave, fermerët ngrihen në protestë para Bashkisë së Maliqit! Kërkojnë dëmshpërblim nga shteti
Fermerët e Maliqit janë ngritur në protesta para Bashkisë ku kanë kërkuar dëmshpërblim nga shteti për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet masive të disa ditëve më parë.
-
Vlorë/ Me shpejtësi të lartë, mjeti humb kontrollin dhe del nga rruga në Lungomare, përfundon në trotuar
Vlorë-Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në zonën e 'Ujit të Ftohtë', në Vlorë përgjatë shëtitores së Lungomares, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në trotuar.
-
“Në Shqipëri kanë nxjerrë gomonet”, Reuters shkruan për përmbytjet e ditëve të fundit: Vjosa ka dalë nga shtrati, uji ‘ka pushtuar’ banesat
Reuters i ka kushtuar një hapësirë të veçantë përmbytjeve të ditëve të fundit në Shqipëri, duke nxjerrë edhe pamje nga vendi jonë nën ‘pushtetin’ e ujit.
-
Moti i keq në vend/ Vengu dhe Salla mbledhje me strukturat e emergjencës: Kërkohet gatishmëri e plotë nga institucionet, situata është nën kontroll
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu dhe ministri i Bujqësisë Andis Salla u mblodhën sot në mjediset e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civil për të raportuar mbi situatën aktuale në vend për shkak të motit të keq që ka prekur Shqipërinë ditën e sotme.
-
Speciale/ Nga arrestimi i Erion Veliajt në zyrë te hetimi i Belinda Ballukut! SPAK prek nivelet e larta, përplasja me politikën gjatë vitit 2025
Berisha dhe Meta vijojnë betejën e tyre gjyqësore. I pari është ende i detyruar të paraqitet dy herë në muaj në dyert e SPAK-ut, ndërsa kreu i Partisë së Lirisë vazhdon në qeli prej më shumë se një viti.
-
Speciale/ Nga ekzekutimi i gjyqtarit Astrit Kalaja te ai i krahut të djathtë të Emiljano Shullazit cilat, janë atentatet dhe vrasjet që tronditën vendin gjatë 2025-ës
Tetë prej ngjarjeve me natyrë atentati kanë mbetur tërësisht të pazbardhura. Të tjera, për mungesë të provash, nuk janë sqaruar të plota, pavarësisht arrestimeve të kryera për bashkëpunëtorë të dyshuar
-
Vlorë/ Krim në familje, burri dhunon për vdekje gruan në Orikum, më pas vret veten me pistoletë! Çifti kishte pasur konflikte më parë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Orikum, Vlorë, ku një burrë ka dhunuar dhe vrarë gruan e tij, më pas ka vrarë edhe veten me pistoletë. Policia po heton rrethanat e ngjarjes.
-
Lefter Koka lirohet pas 4 viteve në qeli, iu shua masa e sigurisë edhe për inceneratorin e Fierit! Kaloi afati 3-vjeçar i paraburgimit
Me vendim të Gjykatës së Posaçme, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka lirohet sot nga qelitë e paraburgimit të Durrësit. Gjyqtari Bib Ndreca pranoi kërkesën e Lefter Kokës për shuarjen e masës ‘arrest me burg’ për inceneratorin e Fierit, të cilës i ka mbaruar afati i paraburgimit me 3 vjet.
-
Nga testet kombëtare te pagat në bazë të performancës/ Shaqiri: Çfarë ndodh me pushimet e padrejta
-
Vrasja e 36-vjeçarit në Gjorm nga kushëriri, flasin banorët e zonës: Nuk dëgjuam armë! Autorin nuk e kemi parë që prej vitit 2015 në fshat
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Gjorm të Vlorës. 36-vjeçari Dallan Aliaj mbeti i vdekur pasi u qëllua me 5 plumba nga kushëriri i tij, Bertil Alliaj 32 vjeç.
-
ILD raporton në Kuvend, Metani: Gjyqet zgjasin përtej afateve të arsyeshme, një magjistrat në Gjykatën e Tiranës i bie të gjykojë 1176 çështje në vit
Fillimisht Metani solli disa të dhëna statistikore që përshkruajnë një pjesë të veprimtarisë së ILD-së gjatë vitit 2024. Ai renditi në mënyrë të përmbledhur problematikat më të rënda dhe evidente të sistemit të drejtësisë.
-
SPECIALE/ Nga ndryshimet e shpeshta në kabinet të arrestimet e SPAK-ut në radhët e shumicës, ngjarjet kryesore që shenjuan mandatin e tretë të Ramës
Kryeministri arriti megjithatë, të amortizonte këto goditje dhe të fitonte sërish zgjedhjet, me një rezultat edhe më të thellë, nën premtimin e anëtarësimit të vendit në BE. Një proces i cili shënoi një ritëm të përshpejtuar në 12 muajt e fundit, me hapjen e pjesës dërrmuese të grupkapitujve të negocimit. Në 4 vite, Shqipëria njohu një bum turistik të pashembullt.
-
“Qeveria e Kosovës po punon për mbrapsht”/ Gjyqi ndaj ish drejtuesve të UÇK-së, Haradinaj: Gjykata Speciale është kthyer në politike! Po korrupton dëshmitarët
Ish-nënkryetar i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj akuzoi Gjykatën Speciale se është kthyer në politike dhe po funksion si grup kriminal dhe se po korrupton dëshmitarët.
-
Partia e Lirisë: Vendi po shpopullohet prej politikave të dështuara, janë larguar 473 mijë qytetarë nga viti 211
Sipas të dhënave të INSTAT, popullsia ka rënë me rreth 420,000 qytetarë që nga censusi i vitit 2011 dhe sot jetojnë në Shqipëri më pak se 2.4 milionë shqiptarë.
-
Kumbaro: Turizmi dhe mjedisi s’mund të konsiderohen si armiq! Në gusht, 10% më shumë vizitorë të huaj nga një vit më parë! Të ruajmë ‘ambasadorët bio’
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e pranishme në Konferencën e Ambasadorëve të Shqipërisë, tha se turizmi dhe mjedisi nuk mund të konsiderohen si “armiq”, sepse sipas saj, nuk ka një zhvillim të qëndrueshëm turistik pa një mbrojtje të mjedisit.
Ministrja tha se nga analizat e bëra pas pandemisë së Covid-19, po del në pah një profil i ri i turistit. Përmendi gjithashtu edhe shifrat e vizitorëve të huaj të këtij viti, teksa tha se muajin gusht e mbyllën me 10% më shumë në krahasim me këtë periudhë të një viti më parë.
-
‘S’kam dalë jashtë shtetit’, SPAK arreston ‘mbretin’ e gabuar të kokainës! GJKKO e liron nga qelia, arrest me burg për bosin e ‘Cinco’ e të tjerët
Të akuzuarit për trafik ndërkombëtar droge kanë dalë para GJKKO për t’u njohur me masat e sigurisë, ndërsa seanca u shty me 1 orë për shkak të kërkesës së avokatëve për tu njohur me aktet hetimore. Report Tv zbulon emrin e biznesmenit në kërkim, Elidon Skëndaj. Grupi trafikoi 6 ton drogë nga Amerika Latine drejt Europës.
-
Prishja e ndërtimeve në THETH, zbulohen detaje të PANJOHURA! Ja përgjegjësit e 'batërdisë
Deputetja demokrate e Dukagjinit Gerta Bardeli tha se shteti duhet që të kishte ndërhyrë që kur nisi ndërtimi i atyre ndërtesave pa leje. Ajo tha se duhet që të ketë edhe një dialog me banorët. Për arkitektin Zef Çuni, bashkia duhet që të kishte ndërhyrë kur u bënë ndërtimet.
-
Ngjela në Report Tv: Rama me Berishën në PD fiton çdo zgjedhje! Ligji i luftës me Greqinë ka rënë, dy vendet janë anëtare të NATO-s
Avokati Spartak Ngjela, tha se prania e Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike edhe pas humbjes në zgjedhje është në favor kryeministrit Edi Rama, pasi e ka më të lehtë të fitojë kundër tij.
-
Zgjedhjet/ Berisha vijon akuzat: Në vitin elektoral, Rama rrethoi Shqipërinë me plantacione droge! Bleu qindra mijëra vota duke ‘kanabizuar’ farsën elektorale
Në një tjetër konferencë për mediat, Berisha hodhi një tjetër akuzë, që sipas tij, tregon farsën elektorale të 11 majit. Ai pretendon se qeveria ka lejuar plantacionet e kanabisit për qëllime elektorale.
-
SHBA 'fundos' Berishën për 11 Majin, mesazhi për Ramën! DEBATE të forta në emision l Repolitix
Deputeti i PS, Petro Koçi tha se PD mori një humbje të thellë në këto zgjedhje, ndërsa theksoi se Berisha doli më i humbur se Basha. Por, për deputetin e PD Kreshnik Çollaku mazhoranca përsëriti 28 majin e 1996 në 11 maj. Ai tha se ka marr mesazhe nga emigrantë, ku në Boston janë blerë vota për PS.
-
Rama: Shteti ka humbur një gjyq në Apel, duhet të paguhen 500 mijë euro për një aksident 8 vite më parë, nuk i korrigjojmë dot gafat e drejtësisë
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se drejtësia në Shqipëri funksionon në mënyrë të pavarur dhe e pandikuar nga politika, duke theksuar se edhe vetë shteti është përballur me vendime të papritura gjyqësore.
Duke marrë një shembull konkret, Rama tha se shteti shqiptar ka humbur një gjyq në Apel, ku është urdhëruar të paguajë 500 mijë euro për një përplasje me makinë të ndodhur tetë vite më parë, ndonëse nuk ka pasur të vdekur apo të plagosur.
‘Ne nuk japim dot drejtësi për shumë shqiptarë që enden për drejtësi. Kemi humbur një gjyq në Apel ku i kërkohet shtetit të paguajë 500 mijë euro për një përplasje me makinë 8 vite më parë, ku nuk ka pasur as të vdekur e të plagosur, por shoferi me shoferen kanë pasur vizionin të hedhin shtetin në gjyq për rrezikun e jetës. Vendimi është marr brenda një dite dhe shteti është goditur me 500 mijë euro. As për shtetin ne nuk i korrigjojmë dot gafat që ndodhin në sallat e gjyqeve. Ne nuk kemi në dorë fatin e askujt prapa dyerve të pushteti gjyqësor. Por ne kemi në dorë që të udhëheqim me forcën e shembullit të jemi sa më të drejtë ne dhe të jemi mburojë e pathyeshme e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë duke nisur nga SPAK që do të vijojmë që ta mbështesim’, tha ai.
-
Pretendimet për ‘trenin bullgar’ ranë, Report Tv në Pekisht! Kryeplaku Dervishi: Fletët e votimit imitim i KQZ për të edukuar zgjedhësit! PD erdhi me forcë, përmbysi gjithçka
Emri i Dervish Beqirit, kryeplak i fshatit Pekisht në Peqin të Elbasanit u përmend për herë të parë më 22 maj, nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, i cili pretendonte se në lokalin e tij gjendeshin gjurmë të manipulimit të votave përmes fenomenit të Trenit Bullgar.
Report Tv udhëtoi drejt Pekishtit, për të biseduar me personin që u kthye në shënjestër të zulmeve të opozitës e për të marrë versionin e tij.
Kryeplaku i fshatit thotë se fletët e gjetura nga eksponentët e PD-së, ishin imitim të fletëve të votimit, që përdoren për të edukuar zgjedhësit për mënyrën e saktë të votimit në ditën e zgjedhjeve.
-
Topi: PS-PD e kanë arnuar aq shumë Kushtetutën, sa s’ka mbetur asgjë nga origjinali! ‘Iliri’ dhe ‘Saliri’ ikën, tani ka mbetur ‘Deliri’! Mos t’i inkurajojmë kot partitë e reja
Ish-presidenti Bamir Topi ironizoi dy partitë e mëdha PD-PS se e kanë masakruar aq shumë Kushtetutën për politikat e tyre të interesit ditor elektoral, sa sot prej saj nuk ka mbetur asgjë origjinale.
Ai mendon se ajo duhet ribërë nga e para, pasi tani ka vetëm arna.
“Kushtetuta nuk ekziston më, duhet ribërë, ajo është me arna. Aq shumë arna ka, sa është e vështirë të gjesh ku e ka fletën origjinale, ku e ka mantelin origjinal, sepse i ka shërbyer vetëm PD dhe PS, vetëm këtyre dy partive. E kanë ndryshuar aq shumë, se nuk ka mbetur asgjë nga origjinali. Kanë kryetarin dhe nënkryetarin në komisione ku bëjnë ndryshime sa her që duan”, analizoi ish-kreu i shtetit për Studio Live.
Topi mendon se edhe brenda mazhorancës janë vrarë zërat kritikë me kohë, duke iu referuar përsëri retrospektivës politike me terma ironikë.
“Ka pasur PS-ja një zë përfaqësues edhe pse kundërshtar i imi në atë kohë. Ka një sindrom të demokracie të mbyllur. Blushi e ka thënë hershëm, ‘deliri’, “saliri” dhe ‘iliri”. ‘Saliri’ dhe ‘iliri’ kanë ikur, tani ka mbetur ‘deliri’. Gjatë rrugës deliri shkon në yje, e kur shkon atje është rrezik real për institucionet, sepse s’ka nevojë të kërkojë zë nga opozita, se i bën vetë. Ky është lexim realist dhe nuk është gjykim politik. Unë kam kaluar tallaze shumë të forta mes delirit dhe salirit, që do të thotë se nuk ma ndjen për asgjë. Analiza duhet të jetë reale, ku partitë duhet thënë se janë kazerma politike dhe jo demokratike. Si mund të kesh demokraci ku gjithçka kalon nëpër kazerma politike, të pajisura me mjete, luftarake, ushtarake, satalitë etj. Nuk kemi më ekuilibrim të jetës politike. Problemi është se ku janë të tretët. Të tretët nuk ekzistojnë”, tha Topi.
Në lidhje me një opozitë të fortë, ish-kreu i shtetit sugjeron të mos pritet nga ana e PD-së, por as nga forcat e reja aktuale, të cilat nuk duheshin inkurajuar pas atij rezultati ku në fakt dështuan edhe pse morën gati 200 mijë vota, pasi nuk u bashkuan dot për t’i maksimalizuar.
“Problemi nuk është sa mirë kanë dalë. Janë 200 mijë vota për pak mandate ndaj tyre dhe një tjetër parti me më pak vota ka marrë disa mandate. Duket si lojë prestigjiatorësh. Gabime bëjnë edhe ata që kanë eksperiencë, duke mos shkuar në bazën e duhur. Rama ka thënë se më 2030 kryeministrja mund të jetë grua. Por para saj ka zgjedhje më 2029, pra ai si duket e njeh, e di atë që do ndodhë. Kemi ndeshje me dy ekipe, por tani ku luhet vetëm në një fushë. Mos t’i mbushim partitë e vogla me fjalë inkurajuese. Duhen ndryshuar rregullat e lojës, ndryshe nuk mundet. Çdo sport ka rregulla loje. Humbësit e mirë dalin nga kaneta”, tha Topi për Report Tv.
-
Berisha ‘SHKËRMOQ’ demokratët, plani që ka për 2 vite! Sfida e Ramës për mandatin e 4 | Repolitix
Analiza në ‘Repolitix’ e zgjedhjeve të 11 majit. Pse fitoi PS me një rezultat të thellë, a ndikoi Berisha, cilat ishin shkaqet e humbjes historike të PD-së. Debati mes të ftuarve Arben Meçe, Rezart Kthupi, Endri Tafani dhe Përparim Çaça
-
Balla: Diaspora më votëbesoi për të vijuar me rrugëtimin drejt BE! ‘Këshillë’ kolegëve që kërkuan pamjet e numërimit të votave: T’ia lëmë KQZ të bëjë transparencë
TIRANË- Drejtuesi politik i PS për diasporën, Taulant Balla ka falënderuar të gjithë emigrantët shqiptarë që i besuan votën Partisë Socialiste dhe Edi Ramës për të vijuar me rrugëtimin historik të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Në një komunikim për mediat, nga Parku Olimpik ku prej 9 ditësh vijohet me numërim e votave të diasporës, Balla tha se 2 në 3 emigrantë zgjidhën të votojnë PS dhe kjo sipas tij u jep frymëzim për të punuar më shumë.
-
Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje gurësh në Rrugën e Arbrit, rrezik për drejtuesit e mjeteve
Mësohet se për shkak të lagështirës së lartë dhe terrenit të rrëshqitshëm, ka pasur rrëshqitje gurësh dhe inertesh në trupin e rrugës, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve dhe duke shtuar rrezikun për drejtuesit.
-
Kërkoi të zhvillojë protestën brenda perimetrit të samitit, policia i zhvendos protestën Berishës te Bulevardi i Ri: Cenohet siguria
Policia e Tiranës nuk lejoi tubimin e Sali Berishës në bulevardin Zogu i Parë, pasi është brenda perimetrit të sigurisë të bllokuar për mbarëvajtjen e Samitit të komunitetit politik europian më 16 maj në Tiranë, që mbahet as 400 metra më tutje protestës, në sheshin “Skënderbej”. Policia ia zhvendosi protestën tek Bulevardi i Ri.
-
LaCivita bëri PS madhështore/ Analiza e votave, PD e rrënuar! 'Të ikë URGJENT Berisha' | Repolitix
-
Spaho denoncon me video se po blihen vota për Arjan Japullarin! Kandidati i PS: Skenar i montuar, struktura me militantë kërcënojnë qytetarët! E mohon edhe familja e djalit që shfaqet në pamje
Një ditë pas një denoncimi publik të kryer nga kandidati për deputet i PD Edmond Spaho ka reaguar familja Kreka. Djali i vogël i familjes, siç deklaron për media, është detyruar sipas tij të pohojë fjalët që i thoshin dy persona të cilët ai nuk i njihte. Por, Kleant Kreka thotë që askush nuk i ka premtuar para në shkëmbim të votës.
