21 janari/ Ish-kreu i SHISH në Report Tv: Berisha donte të vrarë, ngjarja ishte programuar! Kallëzimi në SPAK duhej të ishte bërë më parë

24 Janar 2023, 14:36

Ish-kreu i Shërbimit Informativ të Shtetit Fatos Klosi në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv deklaroi se Sali Berisha në protestën e opozitës më 21 janar 2011 donte të vrarë. Klosi tha se ai donte të tregonte se e vendos sigurinë në Shqipëri edhe duke bërë vrasje. Sipas Klosit, kallëzimi nga ana e PS-së duhet të ishte bërë më parë, pasi nëse ka fakte të reja duhet të hetohet sërish