21 janari/ Kush urdhëroi të hidhej lëndë kimike mbi protestuesit?! Si u tentua fshirja e urdhrit nga regjistri i gardës, Berisha: SPAK s’ më pyeti

3 Dhjetor 2025, 14:26 | Përditesimi: 3 Dhjetor 2025, 14:26

Dy javë pasi u pyet në SPAK për vrasjet shtetërore të 21 janarit, ish kryeministri Sali Berisha nuk e ka një përgjigje për një nga dokumentet më implikues të asaj ngjarje të rëndë. Një dokument i falsifikuar nga regjistri i Gardës së Republikës ku shkruhej se 'Të ngrihet helikopteri të hedhë lëndë homogjene' dhe më pas është ndryshuar në 'lëndë lakrimogjene'. I pyetur sot nga Report Tv Berisha iu shmang përgjegjësi direkte.

E.H/Shqiptarja.com