'21 Janarin e bëri Edi Rama', Vokshi akuza në komision për protestat! Kërkon shpërndarjen e Kuvendit, Hasani: Parlamenti është zgjedhur me votë, nëse doni, lini mandatet!

27 Tetor, 12:49 | Përditesimi: 27 Tetor, 12:49

Protestat dhe kërkesa e opozitës për shpërndarjen e Parlamentit sollën përplasje mes deputetes demokrate Albana Vokshi dhe kryetarit socialist të Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani. Vokshi akuzoi mazhorancën për lidhje me krimin e organizuar, manipulim të zgjedhjeve dhe dhunë policore ndaj protestuesve, ndërsa përmendi edhe ngjarjet e 21 Janarit, për të cilat bëri përgjegjës Edi Ramën. Hasani iu përgjigj se Kuvendi është zgjedhur në mënyrë demokratike dhe se opozita është e lirë të heqë dorë nga mandatet e saj, por nuk mund të kërkojë shpërndarjen e Parlamentit.

E.H/Shqiptarja.com