24 deputetë të opozitës në hetim për shkatërrim prone/ Meçe: U futën për t'i vënë flakën parlamentit! Sollën lëndë djegëse me paramendim

1 Tetor, 21:51

PD iu rikthye dje kaosit në Kuvend, por kësaj here duke djegur karriget me benzinë, teksa 24 deputetë rë opozitës u kallëzuan në SPAK nga policia e shtetit për shkatërrim prone dhe goditje për shkak të detyrës për disa prej tyre. Në Repolitix, avokati Përparim Çaça thekson se nëse shpallen fajtor mund të rrezikojnë edhe burgun si Salianji.

'Hera e parë që vetë parlamenti, që deputetët janë të kallëzuar për vepra penale. Do e shiokja si pozitivëeqë është ligjvënësui të jenë para ligjit të barabartë. Mund të hetohen në gjendje të lirë, nuk ka nevojë për masë. Nuk kërkohet heqje imuniteti. Nëse shpallen fajtor e njëjta histori me Salianjin.'

Analisti Arben Meçe solli një histori të tijin personale se si është në gjyq sepse ka thyer xhamin e një makine dhe ka kaluar një kalvar gjyqesh. Sipas tij deputetët në hetim duhen vënë para ligjit si çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë.