24- orë në Shqipërinë e izoluar/ 4 persona ekzekutohen, fëmija pëfundon në spital

27 Prill 2020, 20:17 | Përditesimi i fundit: 2020-04-27 20:30:57

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një zonë kodrinore të thellë të qytetit të Lezhës, një prej të cilëve ishte rapsod i njohur në zonë. Viktimat e identifikuara si Kol Murrani, rapsod i njohur në zonë dhe Preng Simoni, të dy 60 vjeç, të cilët sipas policisë kanë gjurmë të goditjes me armë zjarri në trupin e tyre. Kol Murrani është banor i kësaj zone të Lezhës.Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën Lalm i Vjetër të Lezhës, një zonë e thellë malore dhe ka mungesë të infrastrukturës rrugore dhe është një zonë që nuk ka lëvizje të mëdha. Dy trupat e pajetë janë gjetur nga djali i njërit prej viktimave, i cili ka dalë t’i kërkojë, pasi asnjëri nuk po përgjigjej në telefon. Të dy burrat kishin miqësi mes tyre dhe kishin dalë së bashku për të parë shtëpitë e vjetra. Në zonën ku janë gjetur viktimat nuk ka asnjë banor ndërsa janë gjetur gjithashtu një sasi e madhe gëzhojash. Mbetet ende mister se kush është autori dhe motivet.Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes dhe nëse ka autorë të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë, ku kanë humbur jetën 2 persona. Është ende e paqartë nëse të shtënat me armë kanë ndodhur mes dy viktimave apo ka pasur autorë të tjerë të përfshirë në ngjarjen e rëndë.Policia ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni lidhur me ngjarjen, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për të përcaktuar shkakun e rrethanat e ngjarjes. Dy persona janë ekzekutuar me armë zjarri në Durrës. Report Tv mëson se viktimat janë dy vëllezër Besmir dhe Viktor Haxhiaj 35 dhe 37-vjeç nga Puka banues në Spitallë, të cilët janë gjetur pajetë brenda në makinën tip 'Golf' me targa AA716ZZ. Vëllezërit ishin duke kaluar me makinë në momentin që kanë rënë në pritë duke u qëlluar me breshëri armësh. Autorët dyshohet se kanë qenë dy. Kanë qenë banorët e zonës që kanë dëgjuar të shtënat duke lajmëruar policinë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 16:40 te tregu i makinave në Shenavlash, te zona e Nishtullës, sapo dy vëllezërit kanë dalë nga puna për t'u larguar. Forca të shumta policie rrethuan zonën, ndërsa janë ngritur edhe pika të shumta postblloku për të shkuar në rënë në gjurmët e autorëve. Mister mbetet motivi nëse lidhet me ndonjë sherr të castit apo hakmarrje. Dyshimet e para lidhen me një borxhet për makinat. Pas identifikimit është bërë largimi trupave të tyre drejt morgut. Policia shoqëruar mbi 30 persona deri tani. Një pjesë e bizneseve kanë qenë të mbyllura, por pritet që të kontrollohen kamerat e sigurisë nëse kanë fiksuar autorët. Nga të dhënat e para dyshohet se shkak i vrasjes ka qenë një borxh për makinat pas mosmarrëveshjeve për shit-blerjen. Kjo është një tjetër ngjarje e rëndë, pak minuta pas asaj të Lezhës ku u vranë dy persona të tjerë.