U plagos më '21 janar', gazetari Mahmutaj për 'Repolitix': E pashë gardistin Agim Llupo që po qëllonte drejt nesh! Provat SPAK i ka me video

16 Korrik, 22:46

Gazetari Fatos Mahmutaj, i cili mbeti i plagosur më 21 janar, 2011, kur u vranë në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ 4 protestues, e ka cilësuar si hap pozitiv faktin që SPAK ka nisur hetimet për ’21 janarin’. Gazetari pohoi se ka parë gardistin Agim Llupo teksa ka hapur zjarr drejt qytetarëve në një kohë kur po largoheshin.