25% e të shtruarve në neurologji kanë kaluar koronavirusin, mjekja neurologe: Mosha e tretë shfaq probleme

28 Janar 2021, 16:41

Pas kalimit të COVID, qytetarët përballen dhe me pasojat nervore që lë pas ky virus. Mjekja neurologe, Entela Basha tregon për Report Tv se 25% e pacientëve të shtruar në pavjonin e neurologjisë e kanë kaluar koronavirusin 4 -6 javë më parë, ndërsa moshat e treta shfaqin më shumë probleme.