2.7 milionë adresa në Shqipëri të regjistruara sipas standardeve, kreu i Gjendjes Civile: Detyrë qytetare për t’i deklaruar, vlen edhe për shqiptarët jashtë

29 Mars, 17:08

2.7 milionë adresa në vendin tonë plotësojnë standardet, por sërish mbetet punë për t’u bërë që problemi të zgjidhet. Kreu i Gjendjes Civile Vangjush Stavro tha në Report Tv se deklarimi i adresave është detyrim i qytetarëve brenda dhe jashtë vendit dhe nëse verifikohet se nuk janë të sakta mund të ketë pezullim të përkohshëm shërbimi për ta.