27 vite nga masakra e Urës Vajgurore, nderohen dëshmorët e policisë që u vranë nga bandat e ’97-ës

18 Qershor, 16:51

27-vjet nga masakra e Urës-Vajgurore, përkujtohen 4 efektivët e vrarë nga bandat kriminale brenda autoblindit të policisë. Kurora e buqeta me lule u vendosën nga familjarë e drejtues policie në memorialin kushtuar dëshmorëve të atdheut.