28 Nëntori/ Flamuri kuqezi ngrihet në Sarandë, opozita nuk merr pjesë në ceremoni edhe këtë vit

28 Nëntor, 13:32 | Përditesimi: 28 Nëntor, 13:32

Saranda festoi sot 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë me ngritjen e flamurit kuqezi në të njëjtin vend ku ai u ngrit më 5 dhjetor 1912, një javë pas shpalljes së Pavarësisë në Vlorë. Në ceremoninë festive morën pjesë kryetari i Bashkisë së Sarandës, Oltion Çaçi, deputeti Vasil Llajo, përfaqësues të shoqatave dhe qytetarë. Ashtu si një vit më parë, opozita bojkotoi ceremoninë e Ditës së Flamurit, ku nuk mori pjesë asnjë përfaqësues i saj.

A.H/Shqiptarja.com