2800 euro për person për të shkuar në Itali, kapet me 21 emigrantë në furgon! Arrestohet 35-vjeçari në Sarandë

29 Tetor, 11:46 | Përditesimi: 29 Tetor, 11:46

Nga Greqia drejt Italisë, kundrejt një pagese prej 2800 eurosh për person. Ky dyshohet se ishte itinerari i 21 emigrantëve nga Iraku dhe Irani, të cilët u kapën gjatë natës në Sarandë, teksa transportoheshin me furgon nga një 35-vjeçar.