28-vjeçarja u vra nga burri, flasin familjarët: Irvana ishte 6-javëshe shtatzënë! Nuk kishin probleme

18 Mars 2021, 10:25 | Përditesimi i fundit: 2021-03-18 16:29:51

Familjarët e Irvana Hykës 28-vjeçares që u vra pasditen e djeshme nga bashkëshorti i saj Demokrat Medinaj në Fier, kanë treguar se ajo ka lënë pas 2 fëmijë dhe se ishte shtatzënë 6 javëshe.

Për sa i përket autorit ata thonë se ai nuk ka pasur asnjë problem mendor, sikurse u aludua.

Ata kanë qenë familje e mirë, nuk flasim dot për atë punë. Ata kishin ca bagëti pulari punonin, të dy çunat”.

“Di që nuk kanë pasur probleme familjare. Lajmin e kemi marrë në mënyra private dhe nga televizionet. Ajo ka lënë 2 fëmijë të mitur. Këto gjëra do shikohen më pas”.

Autori e ka qëlluar bashkëshorten e tij disa herë me thikë, duke i shkaktuar plagë të thella në të gjithë trupin me pasoje, vdekjen në banesën e tyre ne lagjen “Sheq i madh”.

Ngjarja ka ndodhur në sy të fëmijëve të mitur, ndërsa autori Demokrat Medinaj, nuk është arrestuar ende nga policia, pasi u largua menjëherë nga shtëpia pasi kreu vrasjen.