3 muaj rënie/ Në nëntor ndërtimi rriti besimin te ekonomia! Tregtia ul pritshmëritë, do të ketë rritje të çmimeve

7 Dhjetor 2021, 21:00

Besimi në ekonomi është përmirësuar në muajin nëntor i ndikuar më së shumti nga sektori i ndërtimit, i cili thotë se ka rritur punësimin dhe aktivitetin. Edhe konsumatorët janë shprehur më optimist për të ardhmen, ndërsa industria dhe tregtia thonë se është ulur prodhimi dhe do rriten më tej çmimet e produkteve.