3 të mitur në Tiranë me 'biznes online', hapin llogari në Instagram me emrin e një vajze! Kërkonin nga 15 mijë lekë për takime me djem

17 Janar 2023, 13:19

Përmes një llogarie të hapur në rrjetin social Instagram, 3 të mitur e kishin kthyer në ‘biznes’ përfitimin e shumave të parave përmes mashtrimit. Të tre, u premtonin personave të ndryshëm takime dhe marrëdhënie intime në këmbim të parave.