30% e bashkive nuk mbledhin asnjë lekë nga taksa e fjetjes në hotel! Ekspertët: S’lëshojnë faturë! Të fiskalizohet hoteleria

26 Tetor 2023, 17:54

30% e bashkive nuk arrijnë të mbledhin asnjë lekë nga taksa e fjetjes në hotele për shkak se njësitë akomoduese nuk lëshojnë faturë ose nuk deklarojnë numrin real të pushuesve. Ekspertët thonë se ky problem do të zgjidhet vetëm nëse fiskalizohet sektori