30% e shqiptarëve, vështirësi për të siguruar ushqim! FMN: Çmimet e larta cenojnë standardet e jetesës, duhen mbështetur shtresat në nevojë

1 Gusht 2022, 17:48

Mungesa e të ardhurave ka bërë që më shumë se 30% e shqiptarëve të vuajnë nga pasiguria ushqimore. Konkluzioni bëhet i ditur nga OKB, në një raport të publikuar së fundmi ku thuhet se 7.7% e të anketuarve janë në pasiguri serioze për ushqim. Ndërsa institucionet ndërkombëtare si FMN e Banka Botërore paralajmërojnë rritje të fortë çmimesh e kërkojnë mbështetje për të pamundurit.