30 faktet kompromentuese rreth dosjes CEZ të injoruara nga gjyqtari Lazër Sallaku, përpjekjet 3-vjeçare për mbylljen e aferës 400 milionë euro

25 Janar 2020, 14:51

Lazër Sallaku, një gjyqtar pa Veting, mbylli këtë të premte dosjen e një prej abuzimeve më të mëdha në historinë pluralizmit shqiptar, atë të privatizimit dukshëm korruptim të OSSH, shoqërisë më të madhe shtetërore në fushën e energjisë, nga qeveria e Sali Berishës, duke shkarkuar mbi 400 milionë euro dëm ekonomik në kurriz të shqiptarëve. Përpjekjet për mbyllur dosjen e kalimit të OSSH në duart e CEZ në vitin 2009 nga qeveria Berisha, kanë nisur që në shtator të 2017, kur prokurorja Alma Bramo iu drejtua Gjykatës së Tiranës për pushtimin e çështjes, me pretendimin se nuk kishte elemente të veprës penale. Gjykata e ktheu në atë kohë për hetim më të thelluar. Pingpongu ka vijuar deri në janar të këtij viti, kur mbyllja e aferës të CEZ u finalizua nga gjyqtari Lazër Sallaku, i cili disa ditë më parë kishte mbyllur edhe dosjen e Lulzim Bashës për lobim me para të pajustifikuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të kallëzuar si të përfshirë historinë e privatizimit korruptiv të OSSH ishin ish-kryeministri Sali Berisha, i biri i tij Shkëlzen Berisha, për lidhje të dyshuara me sekserin kryesor Nuel Kalaj, ish-ministrat Ridvan Bode, Florion Mima, Genc Ruli si dhe disa ish-zyrtarë të tjerë, bashkëpunëtorë të Berishës si Neritan Alibali, Enno Bozdo, Mimoza e Vokshi dhe Suzana Guxholli. Shqiptarja.com sjell në vëmendje shkeljet më flagrante, faktet dhe rrethanat, të cilat janë injoruar nga gjykatësi Lazër Sallaku, në vendimin e tij në mbylljen e dosjes CEZ, me kosto 400 milionë euro për buxhetin e shtetit shqiptar. Shkelja më e rëndë është konsumuar që me hapjen e procedurave të privatizimit. Qeveria ‘Berisha’ ka hapur procedurat për privatizimit të OSSH, të një shoqërie shtetërore me një vlerë kaq të madhe, në një kohë kur ende nuk kishte përfunduar inventarizimin i aseteve të OSSH. Jo vetëm kaq, por një dokument zyrtar i vitit 2008, që mban firmën e ish-kryeministrit Sali Berisha, tregon se si një numër pronash shtetërore kaluan në mënyrë të pajustifikuar në varësi të Operatorit të Shpërndarjes, në momentin kur shitja e tij tek CEZ ishte paracaktuar.