30 Qershori, koha për dialog mbaroi \Pjesa e tretë

1 Qershor 2019, 13:56 | Përditesimi i fundit: 2019-06-01 14:00:39

Mbrëmjen e sotme në emisionin Repolitx në Report Tv kanë qënë të ftuar ish-kryetari i KQZ, Kristaq Kume, ish-kreu i SHIK, Fatos Klosi, Erisa Xhixho dhe Plarent Ndreca.

I pyetur nëse do të shtyhen zgjedhjet, ish-kreu i KQZ ka thënë se zgjedhjet mund të shtyhen vetëm nga Presidenti nëse e  merr iniciativën.

Kujtojmë se ditën e nesërme do të hapet zyrtarisht fushata elektorale për garën e zgjedhjeve të 30 qershorit.  Në një kohë ku nga njëra anë opozita joparlamentare refuzon të ulet në dialog për të hyrë në zgjedhje, kryeministri Rama  paralajmëroi se afati për dialog me opozitën po mbaron. Mesa duket opozita do të ketë afat deri nesër pasdite për uljen për dialog .

"Data është pasojë e dispozitës në kushtetutë. Kodi zgjedhor e zbërdhen. Duke iu referuar kushtetutës ne jemi një vend që kemi zgjedhur të qeverisemi nga zgjedhjet e lira ku zgjedhësit shprehen. E gjitha është ndërtuar rreth qeverisjes. Nuk i plotëson standartet për tu quajtur proces zgjedhor. Presidenti i Republikës për të shmangur këtë gjë mund të anashkalojë këtë dhe të mund të ridekretoj afatin për sëzonin e dytë 15-30shtator. Mundet tjetër gjë nuk shof" ka deklaruar ish-krytari i KQZ, Kristaq Kume.

Nga ana tjetër opozita ka thirrur protestën e radhës  më 2 qershor, ku sipas tyre do të jetë fundit i qeverisë Rama.