30 vite me rrugë me gropa, gjirokastritët duan zgjidhje: Gjatë dimrit duhen çizme, në verë na mbulon pluhuri

2 Qershor 2021, 10:56 | Përditesimi: 2 Qershor 2021, 10:56

Prej vitesh banorët e lagjes ish-SMT në Gjirokastër vuajnë mungesën e infrastrukturës rrugore. Ata shprehen se vështirësitë i hasin më tepër gjatë dimrit, ku për të ecur duhen çizme.  Me gropa,  pa trotuare dhe pa asfalt. Këto janë rrugët e lagjes ish-SMT në Gjirokastër.  Gjatë verës pluhuri përhapet kudo, ndërsa në dimër lëvizja bëhet vetëm me çizme. 

r.k./Shqiptarja.com