30 vite nga tragjedia e Llogarasë, RAPORTI mbi aksidentin që la pas 23 viktima!

24 Nëntor 2019, 13:43 | Përditesimi i fundit: 2019-11-24 15:40:44

30 vite nga tragjedia ku humbën jetën 23 persona mes tyre edhe motra e deputetit të PS Alket Hyseni Alida Hyseni, ndër ta shumica studentë të institutit të Lartë Bujqësor, publikohet raporti që tregon si ndodhi ngjarja. 

Në raport thuhet se autobusi kishte bërë kontrollet teknike përpara se të nisej dhe nuk kishte pasur probleme. Por aksidenti erdhi si pasojë e një defekti në sistemin e frenimit. Ndërkohë në raport thuhet se shkak për rrëzimin e helikopterëve ishte moti i keq, mokoordinimi pasi zona e Himarës nuk ishte e mbuluar me radiondërlidhje dhe mostrajnimi i helikopterëve.Për nder të këtyre viktimave, u inaugurua Pavilionin “Syri i Qiellit” në zonën e Liqenit Artificial. I pranishëm ishte edhe ish-deputeti socialist, ndërsa pas ceremonisë, ai i dedikoi një shkrim të ndjerë motrës së tij.