Pavilionin “Syri i Qiellit”, mesazhi prekës i deputetit të PS: Motër u bënë 30 vite që s'jemi parë

 Pavilionin “Syri i Qiellit”, mesazhi prekës i deputetit të PS: Motër u bënë 30 vite që s'jemi parë

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni ka preku një një status të bërë në rrjetet sociale për motrën e tij, të cilën e ka humbur 30 vite më parë në një aksident tragjik në Himarë. Për nder të këtyre viktimave, u inaugurua Pavilionin “Syri i Qiellit” në zonën e Liqenit Artificial dhe në këtë ditë, Hyseni, i zhveshur nga kostumi i deputetit, i ka dedikuar  disa vargje të ndjera ashtu siç çdo vëlla do ia dedikonte një motre.

"E dashur motër Elida! Më ka marrë malli shumë, shumë! U bënë 30 vjet pa u parë. S'di si ta kthej dashurinë që kishe dhe jam i bindur që ke për mua, sepse tashmë nuk jemi pranë. Do shihemi një ditë patjetër e s'do ndahemi më kurrë, por deri atëherë duhet të të shohim, qoftë edhe pa u takuar.

Ndaj, sot inaguruam Pavilionin “Syri i Qiellit”. Është syri i shpirtit tonë, është syri yt, është syri i nënave, motrave, baballarëve, fëmijëve dhe njerëzve të dashur të atyre 22 vajza dhe djem, burra dhe gra, që bashkë me ty u larguan tragjikisht nga kjo botë, për të mbetur përjetë në zemrat tona. Lotët janë kthyer në kristal dhe kristalet janë kthyer në pasqyrë, ku reflektohet dhimbja dhe malli ynë. Tashmë motër do kemi si të shihemi edhe pse nga shume larg...", shkruan ai.

Postimi i deputetit të PS-së, Alket Hyseni

Në aksidentin tragjik të 22 nëntorit në 1989 në Himarë humbën  jetën 23 personave, studentë, pedagogë, pilotë, mjekë, infermierë, mekanikë dhe shofer.

B.K./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki