30 vjetori i anijes Vlorë në Bari/ Instalacion binjak në dy anët e Adriatikut

6 Gusht 2021, 12:17 | Përditesimi i fundit: 2021-08-06 12:28:35

Në 30 vjetor të zbarkimit të anijes Vlora në Bari, shënjohet instalacioni që bashkon dy brigjet. Me autorësinë e Jasmine Pinjateli, vepra e artit është binjake me atë të vendosur në dy anët e Adriatikut dhe që bashkon përgjithmonë dy popujt. 30 vjet më parë,me 8 gusht 1991,anija Vlora zbarkoi në Bari të Italisë duke transportuar me mijëra emigrantë shqiptarë të cilët kërkonin një jetë më të mirë në brigjet e Pulias. Në këtë 30 vjetor u organizua aktiviteti "Nga lindja në Lindje/Deti na Bashkon"një bashkëpunim i bashkisë së Barit me atë të Durrësit.