300 kg kanabis në Mal të Zi, kamioni mund të jetë ngarkuar me drogë mes Tiranës dhe Durrësit! Iu ndërruan targat

20 Shtator 2023, 12:37 | Përditesimi i fundit: 2023-09-20 15:48:15

Zbulohen detaje të reja në lidhje me 300 kg kanabis sativa që u sekuestruan në Mal të Zi, drogë e cila rezultoi se ishte futur nga Shqipëria. Sipas burimeve mësohet se në Portin e Durrësit është futur në skaner një tjetër mjet i cili ka rezultuar pastër pasi brenda tij nuk kishte lëndë narkotike.