32 vjet Partia Socialiste, Rama e mbyll eventin me këngë dhe valle

12 Qershor 2023, 22:41

Mes kontribuesve të rinj e të vjetër, Partia Socialiste festoi sot 32-vjetorin e themelimit të saj në Pallatin e Kongreseve. Ishte kryesocialisti Edi Rama, i vetmi i cili mbajti një fjalim të gjatë, të cilin e nisi me falënderime për fitoren historike që korri në zgjedhjet e 14 majit e më pas vijoi projektimin për sfidat politike të PS-së në të ardhmen