34 mijë të divorcuar, 47-vjeçarja për Report Tv: I dhash fund martesës prej dhunës, kam punuar 3 punë për të rritur djalin! Ish-bashkëshorti s’paguan detyrimet

13 Korrik, 16:20

Mbi 34 mijë persona të divorcuar raportoi INSTAT në censin e fundit, ndërsa më shumë se gjysma e tyre janë 40 deri 50 vjeç. Report Tv sjell historinë e një gruaje të divorcuar në moshën 40-vjeç, e cila rrëfen kalvarin e vuajtjeve gjatë dhe pas martesës. Për ekspertët problem mbeten kryesisht burrat që refuzojnë të paguajnë detyrimet për fëmijët, ndërsa rritjen e divorceve, veç probleme sociale, e lidhin edhe me emancipimin e shoqërisë.