34-vjeçari ndërroi jetë në llixhat e Elbasanit, flet shoku: Hëngrëm darkë në Tiranë, morëm birrë rrugës dhe u futëm për tu larë! Më kapi paniku kur nuk u përgjigj

16 Shtator 2022, 10:49

“Hëngrëm darkë në Tiranë dhe u nisëm për në llixhat e Elbasanit”, kështu deklaroi para grupit hetues shoku që po shoqëronte 34-vjecarin, i cili ndërroi jetë teksa qëndronte në ujërat termalë.

Gjithashtu shtoi se rrugës morën birrë dhe hynë në ambientet e hotelit, ku filluan të laheshin.

“Shkova për të thërritur Albanin, e shoh në gjendje gjumi. Aty më kap paniku dhe filloj të bërtas. Tentova t’i jepja ndihmën e shpejtë, ndërkohë që u njoftua dhe ambulanca”, tha i riu.

    No videos found.