35 vjet Parti Socialiste, Rama: Shqipëria është më mirë se kurrë, por duhet të bëhet edhe më mirë

14 Qershor, 10:24 | Përditesimi: 14 Qershor, 10:24

Kryeministri Edi Rama e cilësoi 35-vjetorin e Partisë Socialiste si një moment të veçantë reflektimi dhe angazhimi për të ardhmen e vendit, duke theksuar se Shqipëria ndodhet sot në pozitën më të mirë që ka pasur ndonjëherë.

Gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi se përparimi i vendit në të gjitha aspektet është rezultat i qeverisjes së Partisë Socialiste, ndërsa shtoi se Shqipëria ka ende nevojë për zhvillim të mëtejshëm dhe se kjo, sipas tij, mund të arrihet vetëm përmes kësaj force politike.

Kreu i qeverisë ndaloi edhe te vala e protestave të ditëve të fundit, e cila përkoi me 35-vjetorin e PS-së. Ai tha se demonstratat nisën pas një ngjarjeje që e cilësoi si një "akt skandaloz", i dënuar menjëherë në aspektin ligjor dhe institucional, por argumentoi se protesta më pas u shndërrua në një terren ku, sipas tij, po përplasen interesa më të gjera ndërkombëtare.

E.H/Shqiptarja.com