35-vjetori i PS/ Rama në Dibër: PD, shkatërroi Shqipërinë kur pati mundësi, sot tenton të shkatërrojë fasadën e kryeministrisë! Si Rrugën e Arbrit, do finalizojmë edhe anëtarësimin në BE

29 Maj, 21:58 | Përditesimi: 29 Maj, 21:58

Kryeministri Edi Rama zhvilloi në Dibër takimin me socialistët në 35 vjetorin e themelimit të PS-së. Me dibranët ndau momentet më të vështira të partisë duke sjellë në kujtesë burgosjen e liderit historik të saj Fatos Nano, nga Sali Berisha në pushtet. Rama kujtoi edhe betejat e tij të ashpra me PD-në në vite, por theksoi se PS ka ecur në arenën politike gjithmonë duke patur prioritet interesin kombëtar. 

    I.M/Shqiptarja.com